Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, kapen pak më vonë nga policia

Dy persona janë arratisur të mërkurën mbrëma nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, por janë arrestuar pas një aksioni të shpejtë të Policisë së Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 3 qershor rreth orës 21:28, kur zyrtarët korrektues kanë njoftuar organet e rendit se dy persona kishin ikur nga qendra, shkruan…

Lajme

04/06/2026 09:49

Dy persona janë arratisur të mërkurën mbrëma nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, por janë arrestuar pas një aksioni të shpejtë të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 3 qershor rreth orës 21:28, kur zyrtarët korrektues kanë njoftuar organet e rendit se dy persona kishin ikur nga qendra, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ka ndërmarrë veprime taktiko-operative për lokalizimin e tyre.

Si rezultat i operacionit, të dy të arratisurit janë arrestuar dhe janë kthyer në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Lidhur me rastin, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë, ndërsa procedurat e nevojshme janë duke u zhvilluar.

Njoftimi i plotë:

Lipjan / 03.06.2026 – 21:28. Policia është njoftuar nga zyrtarët korrektues të Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin ikur nga qendra. Policia me të marr informacionin ka ndërmarr veprimet taktiko-operative ku edhe  ka arritur ti arrestojë të dyshuarit të cilët janë kthyer në Qendër Korrektuese në Lipjan. /Lajmi.net/