Konjufca për vdekjen e dy të rinjve në Shëngjin: Na pikëlloi thellë lajmi tragjik – ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Glauk Konjufca ka reaguar për vdekjen e dy qytetarëve të Kosovës në Shëngjin, pranë Ranës së Hedhun. Konjufca u shprehu ngushëllime familjarëve dhe të afërmeve të viktimave, transmeton lajmi.net. “Na pikëlloi thellë lajmi tragjik për dy bashkëqytetarët tanë nga Kosova që humbën jetën sot pasdite pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin. Në…

Lajme

03/06/2026 21:18

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Glauk Konjufca ka reaguar për vdekjen e dy qytetarëve të Kosovës në Shëngjin, pranë Ranës së Hedhun.

Konjufca u shprehu ngushëllime familjarëve dhe të afërmeve të viktimave, transmeton lajmi.net.

“Na pikëlloi thellë lajmi tragjik për dy bashkëqytetarët tanë nga Kosova që humbën jetën sot pasdite pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e viktimave, ndërsa të lënduarve iu dëshirojmë shërim të shpejtë. U prehshin në paqe!”, shkroi Konjufca./lajmi.net/