Kryeprokurori Isufaj pret në takim lamtumirës Shefin e EULEX-it

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në një takim lamtumirës Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano. Gjatë takimit, Isufaj ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen që EULEX i ka ofruar Prokurorisë Speciale ndër vite, duke vlerësuar…

Lajme

03/06/2026 18:04

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në një takim lamtumirës Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë takimit, Isufaj ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen që EULEX i ka ofruar Prokurorisë Speciale ndër vite, duke vlerësuar kontributin e misionit në forcimin e sundimit të ligjit dhe të institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

Nga ana e tij, Barbano ka vlerësuar bashkëpunimin e zhvilluar me Prokurorinë Speciale dhe ka riafirmuar angazhimin e EULEX-it për të vazhduar mbështetjen ndaj institucioneve të drejtësisë në Kosovë, në përputhje me mandatin dhe objektivat e misionit.