Pas humbjes së penalltisë, fanella e Gabrielit po shitet me të madhe

Gabriel ishte fytyra tragjike e Arsenalit në finalen e UEFA Champions League, ndaj PSG-së. Mbrojtësi humbi penalltinë vendimtare që ia dhuroi titullin skuadrës franceze. Gazetari, Fabrizio Romano ka publikuar një statistikë interesante që ka protagonist pikërisht mbrojtësin brazilian. 350 për qind janë rritur shitjet e fanellave të futbollistit të Arsenalit. Kjo duket se po bëhet…

Sport

03/06/2026 16:23

Gabriel ishte fytyra tragjike e Arsenalit në finalen e UEFA Champions League, ndaj PSG-së.

Mbrojtësi humbi penalltinë vendimtare që ia dhuroi titullin skuadrës franceze.

Gazetari, Fabrizio Romano ka publikuar një statistikë interesante që ka protagonist pikërisht mbrojtësin brazilian.

350 për qind janë rritur shitjet e fanellave të futbollistit të Arsenalit.

Kjo duket se po bëhet për ta mbështetur futbollistin, i cili sigurisht që ndjehet shumë fajtor për humbjen e titullit.