Costa nga Prishtina: E ardhmja e Kosovës është në BE, por për këtë nevojiten institucione të forta dhe funksionale

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka qëndruar sot në Kosovë ku është takuar me ushtruesen në detyrë të Presidentes, Albulena Haxhiun, kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin dhe liderët e partive politike. Ai ka thënë se në takimet e sotme ka riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën në rrugën e saj…

Lajme

03/06/2026 16:29

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka qëndruar sot në Kosovë ku është takuar me ushtruesen në detyrë të Presidentes, Albulena Haxhiun, kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin dhe liderët e partive politike.

Ai ka thënë se në takimet e sotme ka riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën në rrugën e saj evropiane,

“Që nga viti 1999, BE ka qenë partneri më i fuqishëm dhe më i besueshëm i Kosovës si dhe ofruesi më i madh i asistencës financiare. Sot kemi investuar 3.7 miliardë euro në arsim, në infrastrukturë, energji, mjedis, biznese, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të gatshëm të bëjm më shumë sepse ne besojmë që e ardhmja e Kosovës është në Bashkim Evropian”, ka thënë Costa në një konferencë për media.

Ai ka thënë se në kohën e pasigurive globale gjeopolitike dhe paqëndrueshmërisë ekonomike, zgjerimi nuk është vetëm një mundësi por nevojë, domosdoshmëri gjeostrategjike për Evropën për të ofruar paqe dhe siguri për kontinentin tonë.

Costa e ka lavdëruar Kosovën për përafrimin e plotë dhe vullnetar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, që ka thënë është një sinjal i qartë i orientimit strategjik të Kosovës.

“Ndërsa Kosova po shkon në zgjedhje këtë fundjavë mesazhi im për të gjithë liderët politikë me të cilët u takova sot, ishte i thjeshtë: Partneriteti vihet me përgjegjësi, BE do ta mbështes Kosovën por nuk mund ti kryej detyrat e saj në vend të saj. Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale të afta për të realizuar reformat dhe për të shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian. Në takimet e sotme, kam inkurajuar të gjithë akterët politikë që ta bëjnë integrimin evropian prioritet përtej përçarjeve dhe ndarjeve politike dhe të punojnë sëbashku drejtkëtij objektivi të përbashkët”, ka thënë Costa para mediave.

Ai ka thënë se duhet të sigurohen që të ketë marrëdhënie të mira të fqinjësisë dhe bashkëpunimi rajonal pasi sipas tij ka thënë se është një prioritet thelbësor për të siguruar siguri dhe zhvillim ekonomik të rajonit.

“Dialogu Beograd-Prishtinë është kritik në këtë drejtim, normalizimi është thelbësor për të ardhmen evropiane si të Kosovës eedhe të Serbisë. Ka pasur përparim të rëndësishëm së fundmi dhe duhet të ndërtojnë mbi të dhe të sigurohgen që kemi zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë Costa.

Ai e ka përmendur edhe Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet të premtën në Tivat të Malit të Zi.

“Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe Ballkani Perëndimor do të grumbullohen në Tivat të Malit të Zi. Do të jetë një moment i rëndësishëm që demonostron përkushtimin tonë të përbashkët drejt të ardhmes Evropiane”, ka shtuar Costa. /Lajmi.net/