Shefi i EULEX-it Barbano zhvillon takim lamtumirës me kryeprokurorin Isufaj

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano zhvilloi sot një takim lamtumirës me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufajn. Atë, Barbano tha se e falënderoi për bashkëpunimin që kjo prokurori ia ofroi EULEX-it dhe se misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë mbetet i përkushtuar për mbështetjen e sistemit të drejtësisë.…

Lajme

03/06/2026 14:12

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano zhvilloi sot një takim lamtumirës me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufajn.

Atë, Barbano tha se e falënderoi për bashkëpunimin që kjo prokurori ia ofroi EULEX-it dhe se misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë mbetet i përkushtuar për mbështetjen e sistemit të drejtësisë.

“Në një takim lamtumirës sot me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, e falënderova atë për bashkëpunimin shumë pozitiv dhe të vazhdueshëm të ofruar ndaj EULEX-it, i cili mbetet i përkushtuar për të mbështetur sistemin e drejtësisë në Kosovë”, shkroi ai në një postim në X.