Lohaj e LDK-së: Dialogu me Serbinë do të rishikohet

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Zoja Lohaj-Konjufca, ka deklaruar se procesi i dialogut me Serbinë duhet të rishikohet, përfshirë edhe draft-statutin e Bashkimit Evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas saj, LDK nuk e pranon draft-statutin aktual dhe konsideron se ai duhet të rishikohet plotësisht, duke theksuar nevojën për…

Lajme

03/06/2026 13:42

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Zoja Lohaj-Konjufca, ka deklaruar se procesi i dialogut me Serbinë duhet të rishikohet, përfshirë edhe draft-statutin e Bashkimit Evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas saj, LDK nuk e pranon draft-statutin aktual dhe konsideron se ai duhet të rishikohet plotësisht, duke theksuar nevojën për një qasje të re në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“(Do të bëjmë) edhe rishikimin e dialogut me Serbinë. Se LDK-ja nuk e pranon draft-statutin e (ish-emisarit të BE-së Miroslav) Lajçak. Domethënë komplet ky draft-statut do të rishikohet”, ka thënë Lohaj-Konjufca në Dukagjin.