Aktakuzë ndaj shoferit në Prizren që goditi për vdekje këmbësorin në vijat e bardha

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.D., i cili ndodhet në paraburgim që nga 18 marsi 2026, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, D.D., duke drejtuar…

Lajme

03/06/2026 10:58

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.D., i cili ndodhet në paraburgim që nga 18 marsi 2026, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Sipas aktakuzës, më 18 mars në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, D.D., duke drejtuar automjetin e tij me shpejtësi 75 km/h në një segment ku kufizimi ishte 40 km/h, nuk ka arritur të vërejë një këmbësor, I.O., duke shkaktuar aksident me pasoja fatale, raproton lajmi.net

Raporti i autopsisë konfirmon se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara nga aksidenti.

Prokurori ka propozuar që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, D.D. të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./Lajmi.net/