Presidenti i Këshillit Evropian sot në Kosovë – takon Haxhiun, Kurtin dhe krerët partiakë
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të jetë sot në Kosovë në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor. Costa deri tani ka vizituar Bosnjë dhe Hercegovinën, Tiranën dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkaq, sot më 3 qershor, presidenti i Këshillit Evropian do të qëndrojë në Prishtinë. Ai do të takohet me ushtruesen e…
Lajme
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të jetë sot në Kosovë në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor.
Costa deri tani ka vizituar Bosnjë dhe Hercegovinën, Tiranën dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkaq, sot më 3 qershor, presidenti i Këshillit Evropian do të qëndrojë në Prishtinë.
Ai do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, kryeministrin në largim Albin Kurti, si dhe me kryetarët e partive tjera.
Takimi me Haxhiun do të mbahet në ora 11:00, ndërkaq me kryeministrin në detyrë Albin Kurti në ora 11:40.
Costa do t’i takojë edhe kryetarët e partive tjera.
Turneu i tij do të vazhdojë më 4 qershor në Beograd.