Zemaj: Qeveria e LDK-së do e rikthej Istogun në prioritetet e zhvillimit, prandaj votoni partinë që punon për shtetin e qytetarët
Kandidati për deputet i LDK-së, Armend Zemaj ka vazhduar takimet me qytetarë në qytetin e Istogut. Ai ka thënë se Istogu është i LDK-së. “Në kohën time si ministër i Shëndetësisë, Istogu ishte një ndër prioritet e mia. Realizum QKMF-në më të madhe në këtë anë, dërguam pajisje moderne mjekësore. E po ashtu përkrahëm mjekët…
Lajme
Kandidati për deputet i LDK-së, Armend Zemaj ka vazhduar takimet me qytetarë në qytetin e Istogut.
Ai ka thënë se Istogu është i LDK-së.
“Në kohën time si ministër i Shëndetësisë, Istogu ishte një ndër prioritet e mia. Realizum QKMF-në më të madhe në këtë anë, dërguam pajisje moderne mjekësore. E po ashtu përkrahëm mjekët e rinj në specializim. Edhe si deputet, kam propozuar disa projektligje të rëndësishme kapitale për Istogun, përfshirë projektin e Bollovanit e plotë të tjera. Por, fatkeqësisht qeveria në ike, nuk na e mbështeti. Por, Qeveria e LDK-së do ta rikthej Istogun në prioritet të zhvillimit dhe do t’i realizojë të gjitha kërkesat e qytetarëve”, ka shkruar Zemaj.
Ai i ka ftuar qytetarët e Istogut që ta votojnë LDK-në.
“Prandaj, më 7 qershor voto LDK. Partinë që punon për shtetin, qytetarët dhe zhvillimin”, ka shkruar Zemaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: