“Investoni në paqe”- Shefi i UNMIK-ut takohet me diplomatët në Kosovë
Shefi i misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Peter Due, u takua me përfaqësuesit e komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare në selinë e misionit. Takimi u fokusua përreth temës së këtij viti – Investoni në Paqe – në Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve. “UNMIK shpreh mirënjohjen e tij për komunitetin ndërkombëtar për partneritetin dhe mbështetjen e tij…
Lajme
Shefi i misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Peter Due, u takua me përfaqësuesit e komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare në selinë e misionit.
Takimi u fokusua përreth temës së këtij viti – Investoni në Paqe – në Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve.
“UNMIK shpreh mirënjohjen e tij për komunitetin ndërkombëtar për partneritetin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme në avancimin e paqes, stabilitetit, ndërtimit të besimit dhe dialogut në Kosovë” thuhet në njoftim.
Kjo është deklarata e UNMIK-ut:
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara, PSSP Peter Due priti përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare në selinë e UNMIK-ut.
Eventi ofroi një mundësi për të reflektuar mbi rolin jetësor të operacioneve të paqes nën temën e këtij viti “Investoni në Paqe”. Gjithashtu u dha një përmbledhje e punës dhe prioriteteve aktuale të UNMIK-ut, duke përfshirë iniciativat për ndërtimin e besimit dhe përpjekjet më të gjera të Ekipit të OKB-së në Kosovë.
UNMIK shpreh mirënjohjen e tij për komunitetin ndërkombëtar për partneritetin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme në avancimin e paqes, stabilitetit, ndërtimit të besimit dhe dialogut në Kosovë.