Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda në Prishtinë

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në raste të vjedhjeve të rënda në territorin e Prishtinës. Sipas njoftimit të policisë, pas veprimeve hetimore dhe operacionale, janë arrestuar të dyshuarit: E.P. (18 vjeç), E.H. (26 vjeç) dhe E.P. (16 vjeç), të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës, raporton lajmi.net…

Lajme

02/06/2026 15:26

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në raste të vjedhjeve të rënda në territorin e Prishtinës.

Sipas njoftimit të policisë, pas veprimeve hetimore dhe operacionale, janë arrestuar të dyshuarit: E.P. (18 vjeç), E.H. (26 vjeç) dhe E.P. (16 vjeç), të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës, raporton lajmi.net

Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet lidhur me rastin kanë vazhduar edhe pas arrestimit të të dyshuarve. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është marrë vendim për ndalimin e tyre, ndërsa procedurat e mëtejme ligjore janë në zhvillim.

Policia ka theksuar se po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe për verifikimin e përfshirjes së të dyshuarve në vepra të tjera të ngjashme penale./Lajmi.net/