“Avullohen 6.5 milionë euro ku vjedhja ndodhë në karroca të invalidëve” Uran Ismaili flet për keqpërdorimet në shëndetësi, thotë se Qeveria ua kurdisi tenderët kompanive të caktuara
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, është deklaruar në lidhje me keqpërdorimet e shumta në shëndetësi. Ismaili ka deklaruar se pikërisht këto institucione të shëndetësisë në Kosovë e kanë mundësuar edhe pajisjen me karroca për invalidët, e pajisjet e ndryshme janë mbajtur për vite në depo për të mos iu dhënë në…
Lajme
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, është deklaruar në lidhje me keqpërdorimet e shumta në shëndetësi.
Ismaili ka deklaruar se pikërisht këto institucione të shëndetësisë në Kosovë e kanë mundësuar edhe pajisjen me karroca për invalidët, e pajisjet e ndryshme janë mbajtur për vite në depo për të mos iu dhënë në shërbim pacientëve.
Ismaili madje ka ngritur me shqetësim çështjen e dhënies së tenderëve në shëndetësi, transmeton lajmi.net.
Kandidati i PDK-së për deputetet, ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili deklaroi se ka pasur keqpërdorime të mëdha milionëshe me kompanitë që bashkëpunojnë me shtetin.
“Vjedhja ndodhë në karroca të invalidëve, e njerëzit brenda institucioneve ia përgatisin tenderin një kompanie”,thotë ndër të tjerash ai.
Ismaili gjithashtu deklaroi se aty kurdiset edhe konkurrenca dhe kur OShP thotë të ndalohet tenderi, shpërfillet gjithçka.
Këto shqetësime Uran Ismaili i bëri publike ku gjithashtu tha se ilaçet e kancerit që do të duhej të ofroheshin falas, nuk janë ofruar fare nga shteti.
“Qeveria në vend që të kujdeset për pacientët, e ka gjunjëzu krejtësisht shëndetësinë”,shtoi ai./Lajmi.net/