Ky postim i Dua Lipes thyen rekord, mbi 6 milionë pëlqime

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendje të madhe në Instagram me një fotografi të publikuar gjatë vizitës së saj në Afrikën e Jugut. Duke parë profilin e artistes, vihet re se shumica e postimeve të saj arrijnë zakonisht mes 2 dhe 3 milion pëlqime. Megjithatë, kjo fotografi ka kaluar shifrën e 6…

ShowBiz

02/06/2026 13:55

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendje të madhe në Instagram me një fotografi të publikuar gjatë vizitës së saj në Afrikën e Jugut.

Duke parë profilin e artistes, vihet re se shumica e postimeve të saj arrijnë zakonisht mes 2 dhe 3 milion pëlqime.

Megjithatë, kjo fotografi ka kaluar shifrën e 6 milion pëlqimeve, duke u renditur ndër postimet më të suksesshme të saj në rrjetin social.

Në imazh, Dua Lipa shfaqet pranë partnerit të saj, ndërsa në sfond shihen elefantë në habitatin e tyre natyror, një moment që ka marrë reagime të shumta nga fansat në mbarë botën.

Postimi vazhdon të grumbullojë pëlqime dhe komente, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin e madh që këngëtarja shqiptare ka në rrjetet sociale.