Aksident mes dy veturave në Novosellë të Pejës, tre të lënduar
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj” në Novosellë të Pejës. Në këtë rast ishin të përfshira dy vetura. Kështu deklaroi Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. “Janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e spitalit të Pejës. Gjithnjë sipas mjekëve…
Lajme
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj” në Novosellë të Pejës.
Në këtë rast ishin të përfshira dy vetura.
Kështu deklaroi Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e spitalit të Pejës. Gjithnjë sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.
Gashi tha se “në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe hetuesit e aksidenteve të cilët kanë bërë shikimin e vendin të ngjarjes”.
Ai theksoi se lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet.