Kombëtarja e Zvicrës niset drejt SHBA-së pa sulmuesin kryesor, ka probleme me dokumentacion
Sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës, Breel Embolo, nuk ka mundur të udhëtojë së bashku me ekipin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të problemeve me autorizimin elektronik të udhëtimit (ESTA). Sipas raportimeve nga mediat zvicerane, Embolo ishte paraparë të nisej të martën pasdite së bashku me pjesën tjetër të kombëtares, por vështirësitë administrative…
Sport
Sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës, Breel Embolo, nuk ka mundur të udhëtojë së bashku me ekipin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të problemeve me autorizimin elektronik të udhëtimit (ESTA).
Sipas raportimeve nga mediat zvicerane, Embolo ishte paraparë të nisej të martën pasdite së bashku me pjesën tjetër të kombëtares, por vështirësitë administrative me dokumentacionin e nevojshëm për hyrje në SHBA e penguan përkohësisht udhëtimin e tij.
Federata Zvicerane e Futbollit ka bërë të ditur se situata pritet të zgjidhet shpejt dhe se futbollisti mund t’i bashkohet ekipit ende gjatë ditës së sotme ose, në rast të vonesave shtesë, gjatë ditës së nesërme.