Haxhiu takon ambasadorin gjerman, Rudolph – theksohet partneriteti Kosovë-Gjermani

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Gjatë takimit, Haxhiu e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës në proceset e shtetndërtimit, zhvillimit demokratik dhe integrimit evropian. Në takim u theksua rëndësia e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë,…

Lajme

02/06/2026 13:20

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Gjatë takimit, Haxhiu e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës në proceset e shtetndërtimit, zhvillimit demokratik dhe integrimit evropian.

Në takim u theksua rëndësia e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe roli i veçantë që ky shtet ka luajtur në momentet kyçe për vendin.

Haxhiu vlerësoi se Gjermania mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës dhe ritheksoi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha si integrimi evropian, ekonomia, siguria, sundimi i ligjit, arsimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Ajo nënvizoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, duke vlerësuar mbështetjen gjermane si të rëndësishme për avancimin e mëtejshëm të vendit në proceset evropiane dhe ndërkombëtare. /Lajmi.net/