Tarifë 10 euro për hyrje në Prishtinë – Pacolli i LDK-së akuzon Vetëvendosjen për mashtrim dhe ndryshim qëndrimesh
Shefi i Asamblesë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Egzon Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të asamblistit të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, lidhur me draft-rregulloren për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale. Pacolli tha se Vetëvendosje po mashtron opinionin publik, duke theksuar se në Kuvendin Komunal nuk është votuar vendosja e tarifës prej 10 eurosh për…
Lajme
Shefi i Asamblesë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Egzon Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të asamblistit të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, lidhur me draft-rregulloren për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale.
Pacolli tha se Vetëvendosje po mashtron opinionin publik, duke theksuar se në Kuvendin Komunal nuk është votuar vendosja e tarifës prej 10 eurosh për hyrje në Prishtinë, por vetëm dërgimi i draft-rregullores në diskutim publik.
Sipas tij, në këtë fazë bëhet fjalë për një procedurë normale, ku qytetarët dhe palët e interesit kanë mundësi të japin komentet dhe vërejtjet e tyre.
Ai shtoi se Vetëvendosje ka votuar pro dërgimit të rregullores në diskutim publik në Kuvend, ndërsa tani po paraqitet publikisht sikur ka qenë kundër saj.
Pacolli theksoi se qytetarët meritojnë transparencë dhe qëndrime të qarta, duke e quajtur të papranueshme ndryshimin e narrativës politike sipas tij për përfitime ditore. /Lajmi.net/