Ambasadori britanik: Të drejtat e LGBTIQ+ tregojnë përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vlerësuar se mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të personave LGBTIQ+ është një tregues i rëndësishëm i përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta të të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse. Duke folur për Javën e Krenarisë në Prishtinë, Hargreaves tha se Mbretëria e…

Lajme

02/06/2026 12:29

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vlerësuar se mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të personave LGBTIQ+ është një tregues i rëndësishëm i përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta të të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Duke folur për Javën e Krenarisë në Prishtinë, Hargreaves tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet dhe shoqërinë civile në Kosovë për të mbështetur dhe avancuar këto të drejta.

“Në hapjen e djeshme të Javës së Krenarisë në Prishtinë, ne festuam dhe ritheksuam të drejtat e personave LGBTIQ+. Mbrojtja dhe promovimi i këtyre të drejtave është një tregues kyç i përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta për të drejtat e njeriut dhe një shoqërie gjithëpërfshirëse. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet dhe shoqërinë civile në Kosovë për t’i mbështetur dhe avancuar këto të drejta”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/