Zjarri në një kompani në Ferizaj përfshin edhe tri shtëpi, dëmet konsiderohen të mëdha
Një zjarr i shpërthyer në një kompani në Ferizaj ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke u përhapur edhe në tri shtëpi të familjarëve të pronarit. Sipas Policisë së Kosovës, pronari i kompanisë ka raportuar se përveç objektit afarist të përfshirë nga flakët mbrëmjen e 31 majit, dëme janë shkaktuar edhe në tri banesa të…
Lajme
Një zjarr i shpërthyer në një kompani në Ferizaj ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke u përhapur edhe në tri shtëpi të familjarëve të pronarit.
Sipas Policisë së Kosovës, pronari i kompanisë ka raportuar se përveç objektit afarist të përfshirë nga flakët mbrëmjen e 31 majit, dëme janë shkaktuar edhe në tri banesa të afërmve të tij.
Autoritetet bëjnë të ditur se vlera e dëmeve të shkaktuara është e konsiderueshme, ndërsa ekipet relevante policore kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e zjarrit. /Lajmi.net/