“Kurti po shet propagandë”, Çitaku i mohon meritat për shtetin dhe ushtrinë
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke thënë se ai e ka gjetur shtetin dhe ushtrinë tashmë të ndërtuara dhe se po përpiqet t’i paraqesë si arritje të qeverisjes së tij. Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka kujtuar një paraqitje të saj në Këshillin e Sigurimit…
Lajme
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke thënë se ai e ka gjetur shtetin dhe ushtrinë tashmë të ndërtuara dhe se po përpiqet t’i paraqesë si arritje të qeverisjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka kujtuar një paraqitje të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në vitin 2017, duke theksuar se themelet e shtetit dhe të forcave të sigurisë ishin vendosur shumë kohë para ardhjes së Kurtit në pushtet.
“Albin Kurti e gjeti shtetin dhe ushtrinë të ndërtuara. Të tjerat janë propagandë. Kur mungojnë puna dhe projektet, mbeten vetëm fjalët”, ka shkruar ajo.
Deklarata e saj vjen në vazhdën e përplasjeve politike ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje rreth meritave për zhvillimet institucionale dhe forcimin e kapaciteteve shtetërore të Kosovës. /Lajmi.net/