Një grua gjendet pa shenja jete në Prizren, trupi dërgohet për obduksion

Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën në Prizren, duke nxitur nisjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të rastit. Sipas Policisë së Kosovës, viktima është gjetur në një rrugë të qytetit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e saj.…

Lajme

02/06/2026 10:32

Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën në Prizren, duke nxitur nisjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është gjetur në një rrugë të qytetit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e saj.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes. /Lajmi.net/