Një person vetëplagoset me armë në Junik, dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka njoftuar se një person është lënduar nga arma e zjarrit. Sipas njoftimit, rreth orës 20:30, nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Junik është raportuar se njё person ёshtё duke u trajtuar nga ekipi mjekёsor nё shtëpinë tij i cili ishte i lënduar nga arma e zjarrit. “Policia…

Lajme

02/06/2026 09:54

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka njoftuar se një person është lënduar nga arma e zjarrit.

Sipas njoftimit, rreth orës 20:30, nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Junik është raportuar se njё person ёshtё duke u trajtuar nga ekipi mjekёsor nё shtëpinë tij i cili ishte i lënduar nga arma e zjarrit.

“Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku nё vendin e ngjarjes janё hasur ekipi mjekёsor tё cilёt pas trajtimit tё personit tё lënduar, i njëjti ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Gjakovё pёr tretman mjekёsor, dhe pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve nga aty ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtineë”,thuhet në njoftim.

Gjatё kёqyrjes sё vendit tё ngjarjёs nga zyrtarёt Policor janё gjetur dhe sekuestruar:

· Njё (1) armё AK-47

· Dy (2) karikator i sё njёjtёs armё

· Pesёdhjetё e njё (51) fishekё 7.62mm

· Njё (1) gёzhojё

I dyshuari i cili dyshohet se ёshtё vetёplagosur ёshtё duke u trajtuar nё QKUK-Prishtinё, rasti ёshtё duke u hetuar nga hetuesit e Sektorit rajonal pёr Hetime DRP-Pejё./Lajmi.net/