Dokument i rremë në tenderin e Komunës së Prizrenit, ngrihet aktakuzë ndaj drejtorit dhe kompanisë
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj U.D. dhe kompanisë “M.L.L.C.” nën dyshimin për veprën penale të keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurim publik. Sipas aktakuzës, gjatë muajit gusht të vitit 2024, në kuadër të tenderit për sigurimin fizik të objekteve të kujdesit parësor shëndetësor në Komunën e Prizrenit, me vlerë prej 80,825 eurosh, i…