Zgjedhjet e 7 qershorit, mblidhet KQZ-ja – ky është rendi i ditës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës. Kjo mbledhje mbahet nga ora 11:00, ndërsa në rendin e ditës së saj janë disa pika të ndryshme që kanë të bëjnë me përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Klankosova.tv Më poshtë rendi i ditës: 1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Kjo mbledhje mbahet nga ora 11:00, ndërsa në rendin e ditës së saj janë disa pika të ndryshme që kanë të bëjnë me përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Klankosova.tv
Më poshtë rendi i ditës:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e Zyrës;2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës për grupin e dytë të organizatave vëzhguese për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 20263. Këshilli për Operacione Zgjedhore;
3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të ekipit të numërimit në qendrat komunale të numërimit;
3.2. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të këshillave të vendvotimeve për vendet e pa plotësuara;
3.3. Shqyrtimi dhe miratimi i formulës për ekipet mobile për Votimin me Nevoja të Veçanta (VPNV);3.4. Shqyrtimi dhe miratimi i stafit rezervë të KVV dhe stafit asistues në përfaqësi diplomatike.
4. Të ndryshme.