“Zoti iu vraftë o kriminela” – Hoti nuk e sheh si “shkelje” paraqitjen e të miturës në fushatën e VV-së me poezi me terma fyes për politikanët tjerë
Ministri në detyrë i Punës, Familjës dhe Vlerave të Luftës, Andin Hoti thotë se poezia e vajës së vogël në tubimin e Vetëvendosjes në Vushtrri, ka qenë e rastësishme. E sipas tij nuk ka pasur shkelje për përdorim të fëmijëve në fushata zgjedhore. Ai për KosovaPress e sqaroi edhe situatën që kishte ndodhur në Vushtrri.…
Lajme
Ministri në detyrë i Punës, Familjës dhe Vlerave të Luftës, Andin Hoti thotë se poezia e vajës së vogël në tubimin e Vetëvendosjes në Vushtrri, ka qenë e rastësishme.
E sipas tij nuk ka pasur shkelje për përdorim të fëmijëve në fushata zgjedhore. Ai për KosovaPress e sqaroi edhe situatën që kishte ndodhur në Vushtrri.
“Ajo çka ka ndodhur dje në Vushtrri, nëse e shihni komplet incizimin e tubumit, është një rastësi, një vajzë e vogël që i ka ikur edhe mbrojtjës së afërt për të shkuar te kryeministri ne detyre për t’ia dhuruar një lule dhe thënë një poezi “oj Kosovë” – kaq ka qenë. Kryeministri ne detyre për miresjellje e ftoi në binë për me dëgjua poezinë. Nuk konsideroj se ka pasur shkelje, se nuk ka qenë e përgatitur, nuk ka qenë tendencë për fushatë me përdore fëmije dhe një gjë të tillë nuk kemi bë. Ne jemi fushatë, njerëzit emocionohen pak, nuk e di kush e ka mëduqr, prindërit apo dikush tjetër, por besoj që thjesht ka qenë një emocion e momentit”, tha ai.
I pyetur për ankesën e dërguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës në PZAP për këtë çështje, Hoti tha se po kjo parti (LDK) është ajo që përdor fëmijët për fushatë.
“Shiqoni videot e partive tjera politike, veçanërisht kësaj që e përmendët ju dhe shiqoni se çka ka ndodhur në videot e tyre”, shtoi Hoti.
Ndërsa, në tubimin e mbrëmshem të Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur mbrëmë në Vushtri lideri i kësaj partie, Albin Kurti e ka ftuar në foltore një vajzë e cila edhe recitoi një poezi dhe kjo më pas ngjalli reagime të ashpra.
Ekspozimi i fëmijëve në fushatën zgjedhore është model i papërshtatshëm i cili duhet të ndalet.
Kështu tha Ushtruesi i detyrës se Avokatit të Popullit, Naim Qelaj i cili potencoi se fëmijët duhet të përfshihen në proceset vendimmarrëse kur diskutohen interesat e tyre, por jo të përdoren si instrumente për qëllime elektorale.
Ndërsa, për zgjedhjet e 7 qershorit, Hoti pret mbi 60 përqind për fitoren e koalicionit parazgjedhor, Vetëvendosje.
“Kam menduar se do të jemi aty si zgjedhjet e dhjetorit, fryma e qytetarëve që po e shoh besoj qe do e kaloj 50 përqindëshin, marrë parasysh edhe refjistrumin e diasporës. Sicc thotë edhe kryeministri po r kalon 60 përqindëshin kesaj here””, tha Hoti.
Zgjedhjet e parakohshme ne vend mbahen më 7 qershor.