Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave e përfaqësues të tjerë
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati vizitoi sot veriun e Kosovës dhe u takua me kryetarët e komunave me shumicë serbe dhe përfaqësues të tjerë. Kjo u bë e ditur nga Ambasada amerikane në Kosovë. “E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, vizitoi sot veriun e Kosovës, ku u takua…
Lajme
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati vizitoi sot veriun e Kosovës dhe u takua me kryetarët e komunave me shumicë serbe dhe përfaqësues të tjerë.
Kjo u bë e ditur nga Ambasada amerikane në Kosovë.
“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, vizitoi sot veriun e Kosovës, ku u takua me kryetarë komunash serbë të Kosovës dhe këshilltarë opozitarë për të diskutuar situatën aktuale politike dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet e tyre”, thuhet në njoftim.Ambasada e SHBA-së tha se në Zveçan, Prattipati u takua me kryetarin Miloviq “për të diskutuar zhvillimin lokal dhe mundësitë e bashkëpunimit”.
“Ndërsa në Leposaviq, e Ngarkuara me Punë u takua me kryetarin Todiq për të diskutuar zhvillimin ekonomik dhe vizitoi Kantinën Lakiceviq për të dëgjuar nga pronarët e saj mbi rolin që luajnë bizneset në krijimin e vendeve të punës dhe mbështetjen e prosperitetit rajonal”, thuhet në njoftim