“Kemi nxjerrë mësimet e duhura nga ‘Zvërneci’”, Hita: Është një ngjarje që na turpëron të gjithëve
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skënder Hita në një konferencë për mediat nga Drejtoria e Policisë së Vlorës ku prezantoi drejtuesin e ri të kësaj policie u shpreh se ngjarja e ndodhur në Zvërnec ishte një mësim për këtë polici. Hita tha se policia e Vlorës u tregua joprofesionale në menaxhimin e situatës…
Lajme
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skënder Hita në një konferencë për mediat nga Drejtoria e Policisë së Vlorës ku prezantoi drejtuesin e ri të kësaj policie u shpreh se ngjarja e ndodhur në Zvërnec ishte një mësim për këtë polici.
Hita tha se policia e Vlorës u tregua joprofesionale në menaxhimin e situatës së krijuar 2 ditë më parë në Zvërnec me marrjen zvarrë të një qytetari në sytë e tyre dhe një veprim që turpëron gjithë policinë.
“Drejtoria e policisë Vlorë ka nxjerrë gjithë mësimet e duhura nga ngjarja e ndodhur në Zvërnec. Policia u shfaq e fjetur dhe jo profesionale duke mos ndërhyrë në kohë për të mbrojtur qytetarin që u mor me forcë dhe duke mos arrestuar në kohë personat që e kryen dhunën. Ajo trupë ju turpëron të gjithëve”, tha Hita mes të tjerave.
Hita u shpreh se kushdo që shkel ligjin do të përballet me ndëshkim.
“Rezultate përfundimtare të hetimeve do t’i bëhen të njohura opinionit publik më vonë. Policia e Vlorës duhet të jetë e hapur. Parandalimi i ngjarjeve kriminale, siguria e banorëve, ndjekja e shqetësimeve dhe denoncimeve të qytetarëve, kapja e personave në kërkim dhe goditja e trafikut të paligjshëm, janë në fokusin tonë. Policia e Shtetit do të jetë e pranishme për të garantuar rendin dhe sigurinë. Asnjë shkelje ligji nuk do tolerohet. Ky është standardi që kam kërkuar dhe do kërkoj. Kush cenon ligjin apo besimin e publikut do përballet me ndëshkim”, tha ai.