26 kilogramë drogë- Prokuroria në Mitrovicë ndalon për 48 orë tre të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Mitrovicë u deklarua në lidhje me arrestimin e të dyshuarve dhe sekuestrimin e rreth 26 kilogramëve narkotikë në rajoni e Mitrovicës. Prokuroria njoftoi se mëngjesin e sotëm datë 1 qershor 2026, janë arrestuar tre (3) persona, për shkak që gjatë të kontrollit në një veturë janë gjetur dhe sekuestruar rreth njëzetë e…
Lajme
Prokuroria Themelore në Mitrovicë u deklarua në lidhje me arrestimin e të dyshuarve dhe sekuestrimin e rreth 26 kilogramëve narkotikë në rajoni e Mitrovicës.
Prokuroria njoftoi se mëngjesin e sotëm datë 1 qershor 2026, janë arrestuar tre (3) persona, për shkak që gjatë të kontrollit në një veturë janë gjetur dhe sekuestruar rreth njëzetë e gjashtë (26) kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë.
“Tre (3) personat janë ndaluar me vendim të prokurorit për dyzetë e tetë (48) orë për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“, ndërkaq subastanca narkotike është sekuestruar”,thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor, për të ndaluarit do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit./Lajmi.net/