Zemaj pas takimeve të afërta me qytetarët: Po rikthehemi. Të fuqishëm. Më të fuqishëm se kurrë
Pas disa viteve si deputet i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, kandidon edhe për një mandat tjetër në kuadër të Parlamentit. Zemaj në këto zgjedhje është kandidat me numër 17 në listën e LDK-së, derisa aktivitetet politike të fushatës zgjedhore dje i nisi nga Podujeva duke vazhduar më pas në Suharekë, Lipjan, Gjakovë e në…
Lajme
Pas disa viteve si deputet i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, kandidon edhe për një mandat tjetër në kuadër të Parlamentit.
Zemaj në këto zgjedhje është kandidat me numër 17 në listën e LDK-së, derisa aktivitetet politike të fushatës zgjedhore dje i nisi nga Podujeva duke vazhduar më pas në Suharekë, Lipjan, Gjakovë e në Prishtinë.
Zemaj është shprehur optimist sa i përket takimeve që pati derisa tha se është një entuziazëm i jashtëzakonshëm në secilin tubim, transmeton lajmi.net.
“Përkrahje e madhe. Sepse Kosovës i duhet LDK. Është partia e vetme që e bën Kosovën, vend siç e duam të gjithë.Po rikthehemi. Të fuqishëm. Më të fuqishëm se kurrë”,deklaroi ai.
Zemaj tha se më 7 qershorit “t’i japim Kosovës atë që meriton. LDK-në”./Lajmi.net/