Të shtëna me armë zjarri në Shtime

Të shtëna me armë pati dje në Shtime. Është raportuar se në një aheng familjar ka pasur të shtëna me armë zjarri. Në lidhje me rastin është kontaktuar i dyshuari mashkull, i cili ka pranuar se ka shtënë me armë dhe ka dorëzuar armën pistoletë me gas dhe pa fishekë. Me vendim të prokurorit rasti…

Lajme

01/06/2026 09:08

Të shtëna me armë pati dje në Shtime.

Është raportuar se në një aheng familjar ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Në lidhje me rastin është kontaktuar i dyshuari mashkull, i cili ka pranuar se ka shtënë me armë dhe ka dorëzuar armën pistoletë me gas dhe pa fishekë.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/