Franca kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Izraeli po shkel armëpushimin në Liban
Franca ka kërkuar thirrjen e një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pas raportimeve se forcat izraelite kanë marrë nën kontroll Fortin ikonik Beaufort në jug të Libanit, ku është ngritur flamuri izraelit, ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot. Sipas Barrot, Parisi e ka paraqitur këtë kërkesë…
Bota
Franca ka kërkuar thirrjen e një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pas raportimeve se forcat izraelite kanë marrë nën kontroll Fortin ikonik Beaufort në jug të Libanit, ku është ngritur flamuri izraelit, ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot.
Sipas Barrot, Parisi e ka paraqitur këtë kërkesë në OKB për shkak të përshkallëzimit të situatës në terren dhe zgjerimit të operacioneve ushtarake izraelite në territorin libanez. Ai theksoi se, ndonëse Franca e njeh të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje ndaj sulmeve të Hezbollahut, veprimet aktuale shkojnë përtej këtij parimi.
“Kërkova një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sepse, megjithëse ne njohim në Izrael, si në çdo vend, të drejtën për mbrojtje legjitime, mbrojtje kundër sulmeve të Hezbollahut (…) asgjë nuk mund të justifikojë zgjatjen e operacioneve ushtarake izraelite në Liban dhe pushtimin (izraelit) gjithnjë e më thellë në territorin libanez”, tha Jean-Noel Barrot për BFMTV.
Ai shtoi se avancimi i forcave izraelite në territorin e Libanit përbën shkelje të angazhimeve ekzistuese dhe të së drejtës ndërkombëtare, duke përmendur edhe marrëveshjet e mëhershme të armëpushimit.
“Ky është një gabim i rëndësishëm nga Izraeli sepse ky përparim në territorin libanez jo vetëm që bie ndesh me angazhimet e Izraelit, pasi që kemi pasur një armëpushim në Liban që nga 17 prilli, por edhe me të drejtën ndërkombëtare”, tha Ministri i Jashtëm francez.