Hamza uron Kadri Veselin për ditëlindje: Po numërojmë ditët deri në rikthimin tuaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përcjellë një urim për Kadri Veselin në ditëlindjen e tij. Në një postim në Facebook, Hamza ka shkruar se këtë vit mesazhi i urimit ka një kuptim tjetër, pasi, më shumë sesa festa e ditëlindjes, rëndësi ka pritja për kthimin e Veselit dhe ish-krerëve të tjerë…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përcjellë një urim për Kadri Veselin në ditëlindjen e tij.
Në një postim në Facebook, Hamza ka shkruar se këtë vit mesazhi i urimit ka një kuptim tjetër, pasi, më shumë sesa festa e ditëlindjes, rëndësi ka pritja për kthimin e Veselit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
Hamza ka përmendur edhe Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke shprehur shpresën që ata të kthehen sa më parë pranë familjeve, miqve dhe qytetarëve që po i presin.
Ai ka shkruar se deri në atë ditë, ata mbeten në mendimet, zemrat dhe lutjet e shumë njerëzve në Kosovë. Sipas Hamzës, korriku është afër dhe bashkë me të edhe shpresa e madhe për një ditë që, siç u shpreh ai, do të jetë arsye feste për gjithë vendin.