“Dardanët” luajnë sot miqësore me Çekinë
Kombëtarja e Kosovës rikthehet në aksion këtë të diel, kur do ta zhvillojë ndeshjen e parë miqësore të grumbullimit të muajit qershor. “Dardanët” do të përballen në udhëtim me Kombëtaren e Çekisë, në një test të rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga Franco Foda. Takimi do të luhet në stadiumin “epet Arena” në Pragë, me…
Sport
Kombëtarja e Kosovës rikthehet në aksion këtë të diel, kur do ta zhvillojë ndeshjen e parë miqësore të grumbullimit të muajit qershor.
“Dardanët” do të përballen në udhëtim me Kombëtaren e Çekisë, në një test të rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga Franco Foda.
Takimi do të luhet në stadiumin “epet Arena” në Pragë, me fillim nga ora 16:00.
Kjo do të jetë përballja e tretë mes dy kombëtareve. Kosova dhe Çekia janë ndeshur më herët në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, duke regjistruar nga një fitore secila.
Kosova triumfoi me rezultat 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në vitin 2019, ndërsa çekët fituan po me të njëjtin rezultat, 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në Pragë.