KQZ: Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 31 maji është dita e fundit për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta për zgjedhjet e ardhshme. Përmes një thirrjeje publike, KQZ u ka bërë apel qytetarëve që ende nuk e kanë përfunduar regjistrimin, ta bëjnë këtë brenda afatit të caktuar për të garantuar pjesëmarrjen e tyre…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 31 maji është dita e fundit për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta për zgjedhjet e ardhshme.
Përmes një thirrjeje publike, KQZ u ka bërë apel qytetarëve që ende nuk e kanë përfunduar regjistrimin, ta bëjnë këtë brenda afatit të caktuar për të garantuar pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor.
Sipas njoftimit, regjistrimi mund të realizohet online përmes platformës elektronike të KQZ-së ose pranë Zyrave të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në komunat përkatëse.
Institucioni zgjedhor ka vënë në dispozicion edhe linjat e kontaktit për informata shtesë, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së të gjithë qytetarëve në ushtrimin e të drejtës së votës.
KQZ ka rikujtuar se pas përfundimit të afatit, nuk do të ketë mundësi shtesë për regjistrim, andaj qytetarët e kësaj kategorie ftohen të veprojnë sa më shpejt.