Agim Ademi takon Wengerin para finales së madhe të Ligës së Kampionëve
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar trajnerin legjendar Arsene Wenger në prag të finales së UEFA Champions League ndërmjet PSG-së dhe Arsenalit. Ademi e cilësoi takimin si frymëzues, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të Wengerit në futbollin botëror, transmeton lajmi.net. “Biseda me të ishte plot kujtime, vizion për të ardhmen…
Sport
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar trajnerin legjendar Arsene Wenger në prag të finales së UEFA Champions League ndërmjet PSG-së dhe Arsenalit.
Ademi e cilësoi takimin si frymëzues, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të Wengerit në futbollin botëror, transmeton lajmi.net.
“Biseda me të ishte plot kujtime, vizion për të ardhmen dhe dashuri për futbollin”, ka shkruar Ademi.
Wenger udhëhoqi Arsenalin për 22 vite me radhë, duke ndërtuar një identitet dhe filozofi që vazhdon të jetë pjesë e klubit londinez edhe sot.
Postimi i plotë:
Para nisjes për në finalen e madhe të UEFA Champions League, PSG – Arsenal një bashkëbisedim i këndshëm dhe frymëzues me trajnerin legjendar, Arsen Wenger dhe me zëvendëspresidentin e UEFA-s, Armand Duka.
Wenger shkroi historinë e Arsenalit duke e udhëhequr klubin për 22 vite me radhë, duke krijuar një identitet dhe filozofi që vazhdon të jetojë edhe sot. Biseda me të ishte plot kujtime, vizion për të ardhmen dhe dashuri për futbollin./lajmi.net/