Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta bie për 3 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja të derivateve në vend për ditën e shtunë, diel dhe të hënë. Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet me çmimin 1.52 euro, duke shënuar një rënie prej tre centësh krahasuar me ditën e djeshme. Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmimin…

Lajme

30/05/2026 08:46

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja të derivateve në vend për ditën e shtunë, diel dhe të hënë.

Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet me çmimin 1.52 euro, duke shënuar një rënie prej tre centësh krahasuar me ditën e djeshme.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmimin 1.43 euro për litër, ndërsa gazi do të kushtojë 0.74 euro për litër.