Ambasada e Kosovës në Paris thirrje mërgimtarëve: Zarfet e votimit të mos dërgohen në ambasadë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris ka njoftuar mërgimtarët që votojnë me postë në Francë se zarfet e votimit për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës nuk duhet të dërgohen në adresën e ambasadës. Në njoftimin zyrtar të publikuar në Facebook, theksohet se zarfet duhet të dërgohen në adresën e kutisë postare të…

Lajme

29/05/2026 15:59

Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris ka njoftuar mërgimtarët që votojnë me postë në Francë se zarfet e votimit për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës nuk duhet të dërgohen në adresën e ambasadës.

Në njoftimin zyrtar të publikuar në Facebook, theksohet se zarfet duhet të dërgohen në adresën e kutisë postare të përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas udhëzimit, adresa e saktë është:

KQZ – ZGJEDHJET
BP 30034
75362 PARIS CEDEX 08

Ndryshe, afati për votimin me postë ka filluar më 21 maj dhe do të zgjasë deri më 6 qershor 2026