Abdixhiku u takua sot me ambasadorët e QUINT-it: Për LDK-në, bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë mbetet orientim i palëkundur
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar këtë javë takime me përfaqësues të lartë diplomatikë në Seli Qendrore. Abdixhiku ka pritur Anu Prattipati, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Olivier Guérot, ambasadorin e Francës, Jonathan Hargreaves, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, dhe Maurizio Antonini,…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar këtë javë takime me përfaqësues të lartë diplomatikë në Seli Qendrore.
Abdixhiku ka pritur Anu Prattipati, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Olivier Guérot, ambasadorin e Francës, Jonathan Hargreaves, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, dhe Maurizio Antonini, ambasadorin e Italisë, transmeton lajmi.net.
Gjatë takimeve, u diskutua për zhvillimet politike në vend, rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës, forcimin e partneriteteve strategjike dhe rëndësinë e stabilitetit institucional për të ardhmen e Republikës.
“Kosova ka nevojë për miqësi të forta, partneritet të qëndrueshëm dhe një zë serioz e të besueshëm në raport me botën. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë mbetet orientim i palëkundur politik e shtetëror,” ka theksuar Abdixhiku.
Takimet vijnë në një periudhë ku LDK-ja riafirmon orientimin e saj pro-evropian dhe përkushtimin për stabilitet institucional dhe bashkëpunim ndërkombëtar./lajmi.net/