Pacolli pas përplasjeve me Valon Ademin për Aeroportin e Vlorës: Koha i fshin zhurmat që të lenë pseudomiqtë që deri dje të admironin
Biznismeni i njohur kosovar, Behgjet Pacolli ka hasur në vështirësi të jashtëzakonshme kohët të fundit në lidhje me çështjen e aeroportit të Vlorës. Fillimisht e humbi kontrollin e aeroportit, pas padisë së “2A Group” e drejtuar nga Valon Ademi, ish-ortakë i Pacollit, transmeton lajmi.net. Pastaj, Kolegji civil i Gjykatës së Lartë vendosi të rrëzojë padinë…
Lajme
Biznismeni i njohur kosovar, Behgjet Pacolli ka hasur në vështirësi të jashtëzakonshme kohët të fundit në lidhje me çështjen e aeroportit të Vlorës.
Fillimisht e humbi kontrollin e aeroportit, pas padisë së “2A Group” e drejtuar nga Valon Ademi, ish-ortakë i Pacollit, transmeton lajmi.net.
Pastaj, Kolegji civil i Gjykatës së Lartë vendosi të rrëzojë padinë e bërë nga shoqëria “2A Group” e drejtuar nga biznesmeni Valon Ademi.
E gjithë përplasja ka nisur muaj më parë. Ndonëse palët kishin firmosur një kontratë noteriale, ku pjesa e aksioneve të shoqërisë së Ademit shkonte nga 2 në 49 përqind, kontrata nuk ishte regjistruar në QKB. Sipas “2A Group”, ortaku “Mabco” “në fshehtësi, dhe pa vendim asambleje, vendosi veton që çdo kontratë pezullohej, dhe këtë vendim e regjistroi si “Mabco” e jo në fakt si “VIA”.
Në krejt këto përplasje të ndodhur, Pacolli ka reaguar me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale.
Ai ka thumbuar Ademin duke e quajtur “pseudomik”.
“Koha… Koha pra i fshin edhe zhurmat që të lenë pseudomiqtë që deri dje të admironin dhe të prezantonin gjithandej me krenari si “fytyrën e suksesit shqiptar në botë” dhe mandej për çmimin më të fundit në pazarin e interesave, janë gjithnjë të gatshëm të të ngulin thika pas shpine.”, u shpreh Pacolli ndër të tjera në postim.
Postimi i plotë: