Policia sekuestron 761 gramë marihuanë në Drenas, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një mashkull kosovar në Drenas për posedim të narkotikëve. Gjatë kontrollit në trup dhe bastisjes së shtëpisë së tij, autoritetet kanë gjetur dhe konfiskuar 761.01 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, të paketuara në qese plastike, një peshore digjitale, një telefon celular dhe para të gatshme, të…

Lajme

29/05/2026 09:07

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një mashkull kosovar në Drenas për posedim të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në trup dhe bastisjes së shtëpisë së tij, autoritetet kanë gjetur dhe konfiskuar 761.01 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, të paketuara në qese plastike, një peshore digjitale, një telefon celular dhe para të gatshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve, transmeton lajmi.net.

Pas intervistimit nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Raporti i plotë: 

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Drenas / 28.05.2026 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit në trup dhe bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar: 761.01 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë të paketuara në qese plastike, një peshore digjitale, një telefon celular dhe para të gatshme të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./lajmi.net/