Zyrtarja amerikane thekson rolin e gazit të lëngshëm për sigurinë energjetike të Kosovës: Energjia, siguri kombëtare

E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, i është bashkuar Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në lansimin e dokumentit të saj të politikave për Gazin Natyror të Lëngshëm (LNG). Për këtë ka njoftuar ambasada e SHBA-së në Prishtinë përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Aty thekstohet se gazi i lëngshëm…

Lajme

28/05/2026 18:13

E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, i është bashkuar Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në lansimin e dokumentit të saj të politikave për Gazin Natyror të Lëngshëm (LNG).

Për këtë ka njoftuar ambasada e SHBA-së në Prishtinë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Aty thekstohet se gazi i lëngshëm mund të ndihmojë në forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara janë të pozicionuara për të bashkëpunuar me Kosovën në avancimin e zgjidhjeve të sigurta dhe të diversifikuara energjetike, si dhe për të tërhequr investime të ardhshme. Siguria Energjetike është Siguri Kombëtare”, ka thënë ajo.

Para pak javësh, SHBA-ja dhe kompani amerikane kanë nënshkruar marrëveshje miliardëshe me disa vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, për të zgjeruar ndikimin energjetik në rajon.

Derisa, Kosova nuk ka qenë pjesë e kësaj marrëveshjeje.