Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarëve, nder që isha me ta në momente kyçe të luftës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 71-vjetorit të lindjes së Fehmi Lladrovcit dhe 70-vjetorit të lindjes së Xhevë Lladrovcit, për të nderuar ata si ndër themeltarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe figurat emblematike të luftës për liri. Haradinaj ka thënë se, Fehmiu…
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 71-vjetorit të lindjes së Fehmi Lladrovcit dhe 70-vjetorit të lindjes së Xhevë Lladrovcit, për të nderuar ata si ndër themeltarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe figurat emblematike të luftës për liri.
Haradinaj ka thënë se, Fehmiu dhe Xheva ishin shembull i idealit të luftëtarëve të lirisë, duke qëndruar të palëkundur deri në rënien e tyre heroike për Atdheun.
Postimi i plotë:
Me rastin e 71-vjetorit të lindjes së Fehmi Lladrovcit dhe 70-vjetorit të lindjes së Xhevë Lladrovcit, në ceremoninë përkujtimore nderuam dy ndër themeltarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe figurat emblematike të luftës për liri.
Fehmiu dhe Xheva ishin shembull i idealit të luftëtarëve të lirisë, duke qëndruar të palëkundur deri në rënien e tyre heroike për Atdheun.
Pata nderin të jem bashkë me ta në shumë momente kyçe të luftës, përfshirë betejën e Qafë Mullarit, në ditën kur ra Luani.
Lavdi jetës dhe veprës së Fehmi e Xhevë Lladrovcit!