Aksident në Lubishtë të Vitisë, vdes një 70 vjeçar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Lubishtë të Vitisë. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person i moshës 70 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Trafikut Rajonal, ndërsa sipas hetimeve të para, lëndime…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Lubishtë të Vitisë.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person i moshës 70 vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Trafikut Rajonal, ndërsa sipas hetimeve të para, lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë banorë të Komunës së Vitisë. Si pasojë e aksidentit, njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Gjilan për trajtim mjekësor. Personi i lënduar, rreth 70-vjeçar nga fshati Lubishtë i Komunës së Vitisë, përkundër përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit të ofruar në Spitalin e Gjilanit, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë”, ka thënë Hashani.
Hashani shtoi se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj drejtuesit tjetër të automjetit të caktohet masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“Hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë janë duke u zhvilluar nga hetuesit rajonalë të aksidenteve të trafikut të Policisë së Kosovës në Gjilan”, përfundoi ai.