Basha: Kemi kthyer në menaxhim të INFRAKOS-it të gjitha pronat publike hekurudhore në veri
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se nga sot janë kthyer nën menaxhim të plotë të Ndërmarrjes Publike “INFRAKOS”, të gjitha objektet dhe pronat publike hekurudhore në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, të cilat deri më tani ishin të uzurpuara nga strukturat ilegale paralele serbe. Basha ka thënë se ky aksion është…
Lajme
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se nga sot janë kthyer nën menaxhim të plotë të Ndërmarrjes Publike “INFRAKOS”, të gjitha objektet dhe pronat publike hekurudhore në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, të cilat deri më tani ishin të uzurpuara nga strukturat ilegale paralele serbe.
Basha ka thënë se ky aksion është realizuar në koordinim të plotë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Ekonomisë dhe N. P. Infrakosi, dhe përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e rendit institucional, shtrirjen e autoritetit shtetëror dhe mbrojtjen e aseteve strategjike të Republikës së Kosovës si dhe sipas tij ky veprim lehtëson përshpejtimin e rehabilitimit, modernizimit dhe funksionalizimit të infrastrukturës hekurudhore në veri të vendit, në përputhje me prioritetet zhvillimore dhe standardet shtetërore të Kosovës.
“Segmenti hekurudhor në veri është pjesë strategjike e Koridorit X, që lidh Kosovën me rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të transportit, duke rritur potencialin ekonomik dhe integrimin infrastrukturor të vendit. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, me mbështetjen e Kryeministrit, mbetet e përkushtuar për zbatimin e ligjshmërisë, rikthimin e pronës publike nën kontroll institucional dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne në çdo cep të Republikës së Kosovës. Faleminderit organeve të rendit dhe sigurisë për efikasitetin dhe punën e shkëlqyeshme, Kryeshefit Jupaj, si dhe dy kolegëve, Ministres Rizvanolli dhe Sveçla për bashkëpunimin!”, ka shkruar Basha. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: