Alarmante: Tetë raste të dhunës në familje gjatë ditës së Kurban Bajramit raportohen në Polici

Dje në Kosovë u festua festa e Kurban Bajramit. Por, në bazë të raportit të Policisë, kjo festë nuk kaloi në mënyrën më të mirë në disa familje kosovare. Sipas raportit të Policisë, janë raportuar tetë raste të dhunës në familje, transmeton lajmi.net. Tre raste janë raportuar në Pejë, një në Prishtinë, një në Istog,…

Lajme

28/05/2026 09:18

Dje në Kosovë u festua festa e Kurban Bajramit. Por, në bazë të raportit të Policisë, kjo festë nuk kaloi në mënyrën më të mirë në disa familje kosovare.

Sipas raportit të Policisë, janë raportuar tetë raste të dhunës në familje, transmeton lajmi.net.

Tre raste janë raportuar në Pejë, një në Prishtinë, një në Istog, një në Deçan, një në Rahovec, dhe një në Gjakovë.

Më poshtë keni raportet e plota nga të gjitha rastet: 

 Prishtinë 27.05.2026 – 00:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

· Pejë 27.05.2026 – 01:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Istog 27.05.2026 – 00:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

· Pejë 27.05.2026 – 11:00. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është vazhdon të hetohet.

· Deçan 27.05.2026 – 10:30. Janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull kosovar dhe një femër kosovare) nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave (një femre kosovare dhe një mashkulli kosovar). Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

· Pejë 27.05.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Rahovec / 27.05.2026 – 06:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar i kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

· Gjakovë / 27.05.2026 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimë femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/