Sot nis fushata për zgjedhjet e 7 qershorit
Partitë politike nga sot e deri në mëngjesin e 7 qershorit janë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Edhe përkundër që subjektet politike kanë nisur tubimet elektorale brenda dhe jashtë Kosovës, KQZ ka vendosur që sot të jetë dita kur nis zyrtarisht fushata. Fushata do të jetë 10 ditë e shtatë orë, konkretisht…
Lajme
Partitë politike nga sot e deri në mëngjesin e 7 qershorit janë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Edhe përkundër që subjektet politike kanë nisur tubimet elektorale brenda dhe jashtë Kosovës, KQZ ka vendosur që sot të jetë dita kur nis zyrtarisht fushata.
Fushata do të jetë 10 ditë e shtatë orë, konkretisht deri më 07 qershor në orën 06:59. Ndërsa, buxheti i planifikuar dhe miratuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve është 10,887,186.445 euro.
Zgjedhjet e reja vijnë pas krizës institucionale të krijuar nga dështimi për të zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues, duke çuar vendin në një cikël të ri elektoral.
Subjektet kryesore politike kanë paralajmëruar nisjen e aktiviteteve hapëse të fushatës në qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa gara pritet të jetë e fokusuar te përplasja mes partive kryesore dhe kandidatëve për drejtimin e qeverisë.
Ja agjenda:
Lidhja Demokratike e Kosovës hap fushatën zgjedhore. (Salla 1 tetori, Prishtinë, ora 18:00)
Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e saj, hap fushatën zgjedhore. (Palestra Sportive “Bill Clinton”, Ferizaj, ora 19:30)
Aleanca hap fushatën zgjedhore. (Platoja e Parkut të Qytetit, Gjakovë, ora 19:45)
Partia Demokratike e Kosovën bën hapjen e fushatës zgjedhore. (Sheshi para komunës, Ferizaj, ora 20:00).