Plisat pas vdekjes së Agron Hajdarit: Ishte pjesë e pandashme e tribunave për më shumë se dy dekada, pusho i qetë

Agron Hajdari, i njohur me nofkën “Radulla”, ka ndërruar jetë sot pasi dyshohet se u vra në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Lajmi ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin e tifozëve, ndërsa reagim ka pasur edhe nga tifogrupi “Plisat”, ku Hajdari ishte pjesë për më shumë se dy dekada. Në reagimin e tyre publik,…

Lajme

27/05/2026 23:51

Agron Hajdari, i njohur me nofkën “Radulla”, ka ndërruar jetë sot pasi dyshohet se u vra në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Lajmi ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin e tifozëve, ndërsa reagim ka pasur edhe nga tifogrupi “Plisat”, ku Hajdari ishte pjesë për më shumë se dy dekada.

Në reagimin e tyre publik, Plisat shkruajnë:

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë anëtari ynë, Agron Hajdari, Radulla.

Për më shumë se dy dekada ai ishte pjesë e pandashme e tribunës dhe Plisave, duke dhënë gjithçka për qytetin, klubin dhe Kombëtaren në çdo moment. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë. Ngushëllime më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe të gjithë Plisat.

Pusho i qetë Goni! ULTRAS NEVER DIE”.