Kongresisti amerikan në takim me Blerim Isufajn: SHBA konfirmon mbështetjen për drejtësinë në Kosovë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan Keith Self, ku është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë dhe punën e Prokurorisë Speciale. Gjatë takimit, kongresisti amerikan, i cili njëherësh udhëheq nënkomisionin për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ka…

Lajme

27/05/2026 23:15

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan Keith Self, ku është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë dhe punën e Prokurorisë Speciale.

Gjatë takimit, kongresisti amerikan, i cili njëherësh udhëheq nënkomisionin për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në avancimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë.

Sipas njoftimit, takimi u vlerësua si një konfirmim i partneritetit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në mbështetje të institucioneve të drejtësisë dhe reformave në vend./Lajmi.net/