Vdes një person pas të shtënave me armë në Breg të Diellit

Një person ka mbetur i vdekur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Lajmin e ka konfimruar Enis Pllana nga Policia e Kosovës. “Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë”.…

Lajme

27/05/2026 21:21

Një person ka mbetur i vdekur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Lajmin e ka konfimruar Enis Pllana nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë”.

“Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull)”.

“Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.